Wed, Sep 17, 2025

Amorim në “fije të perit”, Man.United i vendos ultimatum

  • PublishedSeptember 17, 2025

Amorim në “fije të perit”, Man.United i vendos ultimatum

Man.United e ka të vështirë të dalë nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, një situatë jashtëzakonisht e vështirë që ka vendosur në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Ruben Amorim.

Sipas Daily Mirror, pas këtij fillim sezoni shumë zhgënjyes, drejtuesit e klubit po mendojnë të ndryshojë trajner. Drejtuesit e “djajve të kuq” janë kanë bërë të qartë trajnerit Amorim se ka edhe 3 ndeshje në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni dhe sigurisht fatin e tij.

E përditshmja britanike shkon edhe më tej duke zbuluar se në listën e drejtueseve janë 5 emra të rëndësishëm ku mes tyre edhe trajner si Pochettino apo Gareth Southgate.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net