Thu, Sep 18, 2025

“Çmontoi” Chelsea-n me një “dopietë”, Harry Kane: Paraqitje e shkëlqyer

  • PublishedSeptember 18, 2025

“Çmontoi” Chelsea-n me një “dopietë”, Harry Kane: Paraqitje e shkëlqyer

Harry Kane me një “dopietë” udhëheq Bayern Munich në suksesin 3-1 përballë Chelsea-t. Ekipi i Kompany ishte perfekt në këtë start të Champions League, kaluan pa shumë probleme londinezët, por ishin dhe me fat si në minutën e 20-të, ku një autogol i dhuroi avantazhin. 7 minuta më vonë, Harr Kane fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Goli i dytë “përgjumi” Bayern, me Chelsea-n që i kapi “mat” me një zbritje të shpejt në sulm, e finalizuar me shumë klas nga Palmer.

Në fraksionin e dytë, Bayern rikuperoi një top në mesfushë, me Harry Kane që me një goditje kirurgjikale gjeti cepin e portës duke trefishuar shifrat. “Bomberi” anglez i bën një nisje perfekte këtij edicioni me një “dopietë” personale. Chelsea u përpoq të rikthej në lojë, por pa sukses, me Bayern që merr një 3 pikësh të fortë, një sukses që kënaq edhe trajnerin Kompany:

“Ishte një paraqitje shumë e mirë kundër një skuadre të fortë, fitues të Botërorit për Klube”, u shpreh Kompany.

Në të njëjtën linjë me trajnerin ishte edhe Harry Kane, lojtari i ndeshjes: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer. E dinim që do të ishte një ndeshje e fortë,njw ndeshje fizike, por ne ishim të vendosur nga fillimi. Jam me të vërtetë i lumtur që e nisëm me fitore”, theksoi Harry Kane.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net