“Dhëndri jonë”/ Komentatori shqiptar lavdëron Karim Adeyemin, rrjeti shpërthen: Jemi me Mozzik
Një video që po qarkullon në rrjetin social ‘TikTok’ po bën namin, ku gjatë një ndeshjeje futbolli, një komentator shqiptar i referohet sulmuesit gjerman Karim Adeyemi si “dhëndri jonë”. Arsyeja do thoni ju? Lidhja e tij prej vitesh tashmë me këngëtaren e njohur shqiptare, Loredana Zefi.
Në video, mbi pamjet e ndeshjes është vendosur teksti:
‘Dhondrri jon’ e shoqëruar me një “hahaha”, duke nënkuptuar se tashmë Adeyemi konsiderohet “i shtëpisë”.
Por ajo që ka bërë vërtet bujë janë komentet epike nga ndjekësit shqiptarë, të cilat kanë kthyer postimin në një festë të vërtetë humori dhe krenarie. Shihni disa prej tyre:
“Paska dashnore kosovare”
“Na jena me Mozzikun, s’është dhëndri jonë ky”- shkruan një tjetër që zgjedh anën e Mozzik, ish-partnerit të Loredanës.
“Dhëndrri? Tu musht shpija me qasi dhëndurr, respekt.”
“Dhëndri i Loredanës kosovare, jo shqiptare.”
‘Nuk asht veç 1 dhandër, ki osht offiziel dhandër”
Kush është Karim Adeyemi?
Adeyemi është një nga talentet më premtues të Gjermanisë, me origjinë nigeriane dhe rumune, dhe aktualisht luan për Borussia Dortmund. Lidhja e tij me Loredana është përfolur shpesh në media dhe rrjete sociale. Ai ka lidhje të ngushtë edhe me Hanën, vajzën e Lorit dhe Mozzik. Ky i fundit, prej kohësh është në lidhje dashurie me Lotina Haziri.