“Poker” ndaj Atalantas, Luis Enrique: Nisje e mirë, e merituam fitoren
PSG e fillon aty ku e mbylli, “shpërthen” me goleadë ndaj një ekipi italian, këtë herë “viktimë” e ekipit të Luis Enrique-s ishte Atalanta e Berat Gjimshitit. Francezët triumfuan me rezultatin e pastër 4-0, një ndeshje që nuk kishte histori nga fillimi në fund, thjesht u zhvillua me një drejtim.
Pas vetëm 3 minutash lojë, Marquinho-s i befasoi mbrojtjen italiane dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë. Në Paris, djemtë e Luis Enriques nuk e ulën ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 39-të, Kvaratskhelia me një aksion shumë të bukur personal dyfishoi shifrat. Pjesa e parë nuk kishte fund, pasi në minutën e 44-të, PSG fitoi një 11-metërsh për faull ndaj Marquinho-s. Nga pika e bardhë, Barcola goditi keq duke shpordëruar një rast të pastër për të trefishuar shifrat.
Pavarësisht këtij episodi, goli ishte në ajër dhe me fillimin e pjesës së dytë, Nuno Mendes depërtoi deri në thellësi të zonës duke realizuar golin e tretë. Me Atalantën të pafuqishme për të reaguar, Gonçalo Ramos në shtesë kompletoi pokerin e golave. Luis Enrique i cili e ndoqi një pjesë të lojës në tribunë dhe një pjesë në stol, vlerësoi faktin që ekipi i tij i bëri një nisje me 3 pikë këtij edicioni në Champions ku zbresin në fushë si kampionët në fuqi:
“Mendoj se ishte një nisje e mirë, një ndeshje që tregon idenë dhe mënyrën tonë të lojës. Mendoj se e merituam fitoren kundër një ekipi të fortë si Atalanta”, theksoi Luis Enrique.
()
© BalkanWeb