Bylis si “mace e zezë”, blutë e Dinamos kanë vuajtur në 10 ndeshjet e fundit
Dinamo pret të dielën në kryeqytet skuadrën e Bylisit, në ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment jo të mirë, dhe kjo shihet edhe në pikët që kanë grumbulluar ku Dinamo ka vetëm 3 pikë, teksa 2 ka Bylisi.
Por, Bylisi vjen në këtë sfidë me një rekord pozitiv ndaj kryeqytetasve, pasi në 10 ndeshjet e fundit ka qenë superiore ndaj “nëndetëses”. Dinamo ka fituar vetëm 2 prej 10 ndehsjeve të fundit ndaj Bylisit, teksa miqtë kanë fituar plot 6 prej tyre.
Dy sfida të tjera, janë mbyllur në barazim, ndërsa sezonin e fundit, Dinamo ka humbur 2 përballje me ballshiotët, ka fituar 1 dhe ka barazuar 1 tjetër.
© BalkanWeb