Sun, Sep 21, 2025

Big Basta rrëfen momentin e hidhur pas fitores në “Ferma VIP”: Mora çekun, por një lajm më theu shpirtin

  • PublishedSeptember 21, 2025

Big Basta rrëfen momentin e hidhur pas fitores në “Ferma VIP”: Mora çekun, por një lajm më theu shpirtin

Big Basta u shpall fitues i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, duke marrë me vete çmimin prej 100 mijë eurosh. Megjithatë, pas daljes nga formati dhe marrjes së çekut, reperi nuk arriti ta shijonte plotësisht këtë fitore. Rrugëtimi i tij prej më shumë se dy muajsh në një shtëpi interesante nuk ka qenë i lehtë, pasi u përfol shumë për martesën me Vesa Lumën, për të cilën u tha se ishin në prag ndarje.

Në një rrëfim prekës, ai tregoi se në momentin që i tha motrës: “Do mblidhemi te nëna për të festuar”, mori lajmin e trishtë se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë.

Pasi dola, mora çekun, por mora edhe një lajm të keq. I thashë motrës se do mblidhemi te nëna, por ajo më tha që nëna ka ndërruar jetë. Nuk e gëzova 100% këtë fitore,” – u shpreh ai, duke treguar se çfarë kaloi.

Basta shtoi se paratë e fituara i dorëzoi menjëherë, por ajo që humbi gjatë kohës së qëndrimit në fermë ishte shumë më e rëndësishme se çdo shumë financiare: lamtumira e fundit me gjyshen e tij.

Ky rrëfim ka prekur ndjekësit e tij, të cilët e kanë mbështetur dhe ngushëlluar publikisht për humbjen e madhe.