“Kam zbuluar kush janë armiqtë e mi”/ Akuzat e rënda të Angela Martinit: Janë në Tiranë
ModeljaAngela Martini ka reaguar ashpër përmes një postimi publik, duke deklaruar se ka zbuluar “armiqtë” e saj të vërtetë, të cilët i përshkruan si “mashtrues të fshehtë” me bazë në Tiranë. Sipas saj, këta persona kanë punuar prej vitesh për të bllokuar dhe penguar përhapjen e punës së saj.
Martini pretendon se kundërshtarët e saj kanë përdorur ndikimin për ta përjashtuar nga mediat, duke fshirë artikuj, penguar botimin e shkrimeve të saj dhe duke e vendosur në një “listë të zezë”.
Shkrimi i saj:
“Kam zbuluar kush janë armiqtë e mi — mashtrues të fshehtë. Janë në Shqipëri, saktësisht në Tiranë. Prej vitesh përpiqeni të më bllokoni — dhe po, keni arritur, me delet që ju ndoqën. Por unë jam e lindur me gjak SHKODRAN — dhe mendoni se nuk do t’ju kthehet? Le të fillojë shfaqja, e vërteta dhe karma!”
“Ti dhe familja jote patët guximin të luani me emrin dhe karrierën time? Më bllokuat nga lajmet, u thatë kolegëve tuaj në shtyp të mos postojnë për mua, fshitë artikujt e mi dhe më vutë në listën e zezë pasi përdorët punën time falas?? Ju humbës, me sjellje tinëzare dhe fshatare! Nuk keni dëgjuar kurrë për karmën? Askush nuk është i paprekshëm në këtë botë dhe ju, me familjen tuaj tinëzare që gjithsesi jeni të urryer nga shumica e shqiptarëve dhe shumica e politikanëve, do të merrni mësimet e jetës. Gjërat do të marrin për keq shumë shpejt, ju humbës të pabesë! Njerëzit duhet të blejnë kokoshka dhe thjesht të shikojnë çfarë do të ndodhë së shpejti!”