Pse Jori nuk poston me Fred De Palma? Modelja zbulon nëse lidhjes së tyre i erdhi fundi
Modelja dhe ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, Jori Delli, ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “E Diell”, ku foli hapur për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi mbi një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin italian Fred De Palma.
Pasi Jori nuk ka publikuar prej kohësh foto me Fred-in në rrjetet sociale, ndjekësit nisën të hamendësonin se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Megjithatë, vetë modelja i hodhi poshtë këto aludime:
“Jam ende e lidhur! Problemi është se kur nuk postoj disa foto në Instagram për disa javë, më pyesin: ‘Ende me Fred-in je?’. Po, ne jemi bashkë!”
Jori theksoi se arsyeja e mungesës së fotove nuk lidhet me marrëdhënien, por me faktin që Instagramin e sheh si një pjesë të punës së saj.
“Instagram-i është punë. Kam jetën time dhe dua ta shpreh edhe përmes fotove, por nuk dua që profili im të shihet vetëm si ‘çift Instagram-i’. Dua të jetë personal, jo i bazuar vetëm te marrëdhënia ime,” u shpreh ajo.
E pyetur për raportin e saj me Fred-in, Jori tha se ka gjetur tek ai versionin e duhur të partnerit. Ajo e përshkroi lidhjen e tyre si të shëndetshme dhe larg çdo toksiciteti, duke shtuar se ndihet shumë e lumtur pranë reperit italian.
Kujtojmë se Jori dhe Fred De Palma njihen prej kohësh. Dyshja kanë qenë të lidhur më parë, por janë ndarë. Pas përfundimit të edicionit të dytë të BBVA, Jori dhe Fred u rikthyen sërish bashkë, duke i dhënë një tjetër shans historisë së tyre të dashurisë.