Mon, Sep 22, 2025

NOTAT/ Zhgënjejnë dyshja Ismajli-Asllani, Gjimshiti fiton duelin e shqiptarëve (VIDEO)

  • PublishedSeptember 22, 2025

NOTAT/ Zhgënjejnë dyshja Ismajli-Asllani, Gjimshiti fiton duelin e shqiptarëve (VIDEO)

Torino-Atalanta ishte një ndeshje e veçantë për tifozët kuqezi, kjo për faktin se në fushë zbrisnin tre legjionarë shumë të rëndësishëm si Ismajli, Asllani dhe kapiteni Berat Gjimshiti, një sfidë brenda sfidës, e fituar nga Atalanta e Gjimshitit me rezultatin e pastër 0-3. Ekipi bergamask zgjidhi gjithçka brenda pjesës së parë ku Nikola Krstovic bëri “bomberin”, me sulmuesin malazez që realizoi një “dopietë” golash.

Në minutën e 30-të, Krstovic realizoi golin e parë, ndërsa katër minuta më vonë ishte Sulemana që dyfishoi shifrat. Atalanta ishte e papërmbajtshme në këtë pjesë loje pasi në minutën e 38-të, sulmuesi nga Mali i Zi realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Atalantën duke mbyllur llogaritë me Torinon.

Torino Nota
Torino Nota

Dyshja Ismajli-Asllani zhgënjyen totalisht në këtë takim, me qendërmbrojtësin kuqezi i cili u vlerësua me notën 5,5. Një nga lojtarët më pak të vlerësuar rezultoi Asllani, me mediat që e vlerësuan me notën 4.5.

Atalanta Nota
Atalanta Nota

Një ndeshje pozitive zhvilloi Berat Gjimshiti me kapitenin që u vlerësua me notën 6,5: “I sigurt në mbylljen e aksioneve kundërshtare”, shkruajnë mediat italiane.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net