Mon, Sep 22, 2025

“Killer” Torres, realizon “dopietë” ndaj Getafe-s, Flick i kënaqet fitores: Nuk ishte e lehtë

  • PublishedSeptember 22, 2025

“Killer” Torres, realizon “dopietë” ndaj Getafe-s, Flick i kënaqet fitores: Nuk ishte e lehtë

Me Real Madrid që është thjesht perfekt në këtë fillim sezoni në La Liga, 5 ndeshje 15 pikë të plota, Barcelona i kundërpërgjigjet në distancë duke ruajtur hapin e ekipit të Alonso-s, me 13 pikë në 5 javë. Në “Johan Cruijff” ndaj Getafe, Ferran Torres bëri heroin me sulmuesin spanjoll që ishte i papërmbajtshëm duke realizuar një “dopietë” golash brenda pjesës së parë.

Në minutën e 15-të, Dani Olmo dhuroi një super asist me thembër për Ferran Torres, me këtë të fundit që nuk shpërdoroi duke dërguar topin në rrjetë. Me Getafe-n të hedhur përpara, Barcelona i kapi “mat” në minutën e 34-ët, me Ferran Torres që me një goditje të saktë dyfishoi shifrat. Torres kishte shansin që shënonte dhe golin e tretë, por në fundin e pjesës së parë goditja e tij u stampua në traversë. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, praktikisht u zhvillua me një drejtim, me Barcelonën në sulm.

Në minutën e 62-të, Rashford futi një top në qendër, aty ku Dani Olmo me një goditje të saktë sigloi shifrat në 3-0. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Barcelonën që feston për këtë fitore të pastër:

Sport
Sport

“Tre pikë, një fitore 3-0. Shkoi mirë. Nuk është e lehtë të shënosh 3 gola, por ne ia dolëm”, u shpreh Flick. “Killer Ferran”, ishte titulli kryesor i Sport, me të përditshmen spanjolle që i bën jehonë paraqitjes të sulmuesit spanjoll.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net