Mon, Sep 22, 2025

Edhe mesfushorët golashënues, Hoxha, Shehu dhe Mehmeti konfirmojnë gjendjen pozitive

  • PublishedSeptember 22, 2025

Edhe mesfushorët golashënues, Hoxha, Shehu dhe Mehmeti konfirmojnë gjendjen pozitive

Jo vetëm sulmuesit, por fundjava që sapo u mbyll nxorri në pah edhe vlerat e mesfushorëve tanë kuqezi si golashënues. Anis Mehmeti megjithëse çuditërisht vijon të injorohet nga Silvinho dhe stafi i tij, vijon të imperesionojë me paraqitjet e tij në Angli në ligën e dytë në Championship.

Këtë të dielë Bristol City u mund në shtëpi nga Oxford United, por golin e vetëm për vendasit që ripahi garën në nisje të pjesës së dytë e realizoi Anis Mehmeti.Në minutën e 53’ Mehmeti merr një top në hyrje të zonës dhe pa u menduar dy herë lëshon një silurë të vërtet që prej traversën dhe ndalet në rrjetë. 4 gola e 2 asist në 6 ndeshje, nuk mund të kishte një nisje sezoni më të mirë për 24 vjeçarin.

Vijon forma shumë e mirë edhe për mesfushorin e kombëtares tonë Julian Shehu. 27 vjeçari realizoi sërish gol, në ndeshjen ku skuadra e tij Widzew Lodz u mund 3-2 në transfertë ndaj Gornik Zabrze. Fillimisht Shehu do të gjente traversën me një goditje potente nga jashtë zone, ndërsa do të korrigjonte shënjestrën dy minuta më vonë ku me kokë do të ndalte topin në fundin e rrjetës, për golin e barazimit momental.3 gola dhe 2 asist për Julian Shehun në nisjen e këtij sezoni në Poloni.

Arbër Hoxha realizoi të shtunën golin vendimtar, për suksesin e rëndësishëm 0-2 të Dinamo Zagreb ndaj rivalit historik Hajduk Split. Një slalom fantastik i Hoxhës në minutën e 44, duke mos e ndalur dot askush bëri që mesfushori kuqezi të realizonte një gol shumë të bukur , por edhe tepër të rëndësishëm që çdo blutë drejt suksesit të pastër 0-2.

Gola të rëndësishëm, që nuk vijnë vetëm nga sulmi, janë sigurisht lajmi më i mirë për ekipin tonë kombëtar vetëm pak ditë nga ndeshja deçizive në eleminatoret e Kupës së Botës ndaj Serbisë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net