VIDEO/ Flick i rregullon jakën, pritje “armiqësore” për Yamal në ceremoninë e “Topit të Artë”
Barcelona është paraqitur me një delegacion të zgjeruar në ceremoninë e “Topit të Artë:” pasi ka disa kandidatë për të fituar çmimin më prestigjioz por edhe të tjerë në mbrëmjen gala, përfshirë edhe trajnerin Hansi Flik.
E gjithë vëmendja ishte padyshim te Lamin Jamal i cili ishte një nga kandidatët kryesorë për këtë trofe falë paraqitjeve të tij me katalanasit. Dhe ndoshta për këtë arsye, vetë trajneri Flik u mundua që ta bënte sa më të paraqitshëm yllin e skuadrës së tij. Para se lojtarët të shkelnin në tapetin e kuq para teatrit ku zhvillohet ceremonia, Flik u ndal pak çaste dhe i rregulloi jakën Jamal.
Më pas delegacioni i Barçës u nis drejt sallës, por i pritur jo edhe aq ngrohtësisht nga një pjesë e tifozëve që ishin aty. Sigurisht kontestimi ishte për faktin se Jamal rivalizonte me idhullin e francezëve, Ousman Dembele, për trofeun më prestigjioz, atë të “Topit të Artë” .
© BalkanWeb