Sat, Oct 4, 2025

Serie A, Napoli perfekt, “arratiset” Conte, triumfon 3-2 ndaj Pisa (VIDEO)

  • PublishedSeptember 23, 2025

Serie A, Napoli perfekt, “arratiset” Conte, triumfon 3-2 ndaj Pisa (VIDEO)

4 fitore në 4, 9 gola të shënuar, 3 të pësuar. Napoli i këtij fillim sezoni është perfekt, me ekipin e Contes që konfirmohet edhe një herë si forcë e parë në Serie A, favoritët kryesor për të fituar titullin në Itali. Blutë triumfuan 3-2 ndaj Pisa në një ndeshje me shumë emocione e mbetur e hapur deri në frymën e fundit.

Gilmour realizoi golin e tij të parë me fanellën e Napolit, me një veprim të bukur brenda në zonë në minutën e 39-të. Në fraksionin e dytë, Pisa u rikthye në lojë fal një penallti të konvertuar në gol nga Nzola në minutën e 60-të. Me miqtë të mbyllur pas, Napoli hasi vështirësi për të dalë përpara, por për zgjidhur ndeshjen mendoi Spinazzola, me anësorin “azzurr” që gjeti golin me një goditje të saktë nga distanca. Për të sjelle festë në Maradona mendoi i sapo hedhuri në fushë, Lucca, me sulmuesin italian që tundi rrjetën me një goditje të fortë. Për të mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund mendoi kapiteni Di Lorenzo ku një gafë e tij në mbrojtje i dha mundësinë Pisa-s të ngushte shifrat në 3-2, por pa mund t’i prish festën Napolit:

“Forca e Napolit. Katër fitore radhazi, në krye plus 2 pikë”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë: “Napoli lider, arratiset Conte”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

  • foto galeri
  • foto galeri

I kënaqur me këtë ecuri të skuadrës u shfaq edhe Antonio Conte: “Nuk është kurrë e lehtë të fitosh. Luajtëm kundër një ekipi për të cilin kisha paralajmëruar skuadrën. Sigurisht që jam i lumtur për këtë fillim me katër fitore, nuk është kurrë e lehtë për askënd, për më tepër në një kampionat shumë të ekuilibruar me 6-7 skuadra në një nivel të lartë”, u shpreh Conte pas ndeshjes.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net