Sat, Oct 4, 2025

Pezullimet për ndeshjen ndaj Romës, derbi lë pasoja te Lazio

  • PublishedSeptember 23, 2025

Pezullimet për ndeshjen ndaj Romës, derbi lë pasoja te Lazio

Lajmet e këqija vazhdojnë te Lazio. Pas fyerjeve të drejtuara ndaj gjyqtarit në derbin ndaj Romës, gjyqtari sportiv ka vendosur të pezullojë me dy ndeshje mesfushorin e lacialëve, Matteo Guendouzi.

Pezullimi prej një ndeshjeje i Reda Belahyane, për një faull me karton të kuq ndaj Manu Koné, u la në fuqi.

Trajneri i Genoas, Patrick Vieira, u pezullua gjithashtu me një ndeshje për fjalë të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Vendimet për sfidat e javës së kaluar në Serie A, kanë hyra në fuqi tashmë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net