Mon, Aug 25, 2025

Tre shqiptarë u rrahën se folën shqip, Balla kërkon sqarime urgjente nga Mali i Zi

  • PublishedJanuary 6, 2024

Tre shqiptarë janë dhunuar fizikisht në mënyrë barbare ditën e sotme nga 8 persona me veshje ushtarake në Malin e Zi.

Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje.

Aktualisht Policia e Herceg Novit po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar.

Dyshohet se dhunuesit kanë qenë serbë nga Bosnja.

Raportimet thonë se sapo autorët i kanë dëgjuar të flisnin shqip, i kanë dhunuar.

Folën shqip, rrihen barbarisht 3 shqiptarët në Malin e Zi, 8 autorët janë serb nga Bosnja

AlbaniaWeb.net