VIDEO/ Vetëm 3 pikë larg zonës së Europës, mbrojtësi korçar dhe ish-mesfushori i Skënderbeut shkëlqejnë në elitën e futbollit kroat
Mbrojtësi korçar Jorgo Pëllumbi dhe ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi, po kalojnë një moment fantastik te skuadra e Varazdin në elitën e futbollit kroat.
Të dy këta lojtarë janë titullarë të padiskutueshëm, teksa ekipi i tyre është vetëm 3 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Osijek, kur janë luajtur 33 javë kampionat, teksa kanë ngelur edhe 3 javë. Kujtojmë që vendi i katërt në elitën e futbollit kroat të dërgon në kualifikueset e ligave europiane.
Varazdini triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Sibenik në transfertë me rezultatin 0-2, ku si Pëllumbi dhe Elezi ishin titullarë duke zhvilluar paraqitje fantastike.
Madje vlen të theksohet se mbrojtësi korçar, Pëllumbi, që në të kaluarën ishte ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Kukësit në Superiore, u vlerësua me notën 7.8 nga “Flashscore”, një vlerësim ky vërtet i lartë.
Pëllumbi ka qenë në fushë në 28 ndeshje në këtë sezon, ndërsa Elezi 29, madje ka arritur të realizojë edhe 3 gola.
PANORAMASPORT.AL
