“Kryeson me mbi 2 mijë vota”, Salianji në krah të kandidatit “Bashkë Fitojmë” për Kavajën: Më 14 maj të thellojmë diferencën
Deputeti Ervin Salianji ishte sot në Kavajë, në një takim me elektoratin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në mbështetje të kandidatit Fisnik Qosja.
Salianji u shpreh ndër të tjera se Kavaja e ka marrë vendimin dhe se më 14 maj do të formalizohet Qosja në krye të kësaj bashkie.
Sipas Salianjit, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë” kryeson me mbi 2 mijë vota ndaj kandidatit të PS, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të thellojnë këtë diferencë.
“Sondazhi i dy ditëve më parë, sondazh profesional na nxjerr në bashkinë e Kavajës më shumë se 2 mijë vota para. Dhe këto ditë duhet t’i shfrytëzojmë për të thelluar diferencën.
Edhe socialistët të votojnë për PS këtu, e patë kryeministrin, në dy takime në Kavajë ka fyer qytetarët. Edi Rama e di, Kavajën nuk e mposht dot, fitorja do të jetë e juaja, ne do ta garantojmë me çdo çmim.
Gjatë gjithë fushatës ne kemi qenë me program, ata me duart në xhepa, ne me takim, ata me thasë me para, ne me njerëzit, ata me banditët, ata me banditë ne me zemër dhe me zemër do të fitojmë”, u shpreh Salianji.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–