Sun, Jun 16, 2024

VIDEO/ Vinicius dhe De Bryjn vulosin të parën, Reali dhe Siti lënë gjithçka të hapur për duelin e dytë në Champions

  • PublishedMay 10, 2023


VIDEO/ Vinicius dhe De Bryjn vulosin të parën, Reali dhe Siti lënë gjithçka të hapur për duelin e dytë në Champions

9 May, 2023

9 May, 2023

Real Madrid dhe Mançester Siti janë ndarë në një barazim 1-1 në duelin e parë gjysmëfinal mes tyre në Ligën e Kampioneve.

Pritej një ndeshje e luftuar në “Santiago Bernabeu“ dhe ashtu ka qenë, me anglezët që dominuan plotësisht pjesën e parë të sfidës. Por për çudinë e të gjithëve, ishte Reali i cili gjeti golin me një gjuajtje nga distanca të Vinicius.

Në fraksionin e dytë të lojës, madrilenët e nisën më mirë dhe tentuan që të mbyllnin sfidën me disa aksione të shpejta para portës. Por në momentin më të mirë të vendasve, erdhi supergoli i De Bryjn, i cili po me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës mposhti Kurtua dhe barazoi shifrat.

Më pas, triumfoi paksa frika për të mos pësuar një gol të rëndë dhe dy ekipet u kënaqën me këtë barazim, që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Angli javën e ardhshme.

REAL MADRID 1-1 MANÇESTER SITI

36′ Vinicius / 67′ De Bryjn

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’ Çuameni i afrohet golit! Goditje e fortë nga distanca e mesfushorit me Ederson i cili devijon sferën mbi traversë.

86’ Skuadrat janë të paqarta në këto minuta, tentojnë kundërsulme apo harkime pas shpinës së mbrojtjes, por pa vënë në rrezik portierët kundërshtarë.

81’ Ançeloti hedh në fushë njeriun e golave të rëndësishëm, Asension, i cili merr vendin e Rodrigos.

77’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Benzema i cili nga e djathta gjuan por gjen përgjigjen e Ederson.

73’ Kthehet përsëri dominues Mançester Siti në kontrollin e lojës dhe shihet më shpesh para zonës ss Kurtua, ndonëse mungojnë gjuajtët.

 67’ GOOOL M<ANÇESTER SITI! Barazohen shifrat me një kryevepër të De Brjyn i cili nga jashtë zonës dërgon topin në rrjetë.

62’ Valverde pretendon për penallti pas një prekje të topit me dorë të Grilish në zonë, por gjyqtari nuk e mendon ashtu.

59’ Minuta më të mira për Realin, që tenton me disa lojtarë radhazi të gjuajë drejt portës, por pa vënë në vështirësi Ederson sepse mbrojtësit bllokojnë sferën.

56’ Top i shpejtë për Haland i cili tenton të gjuajë, por bllokohet nga Alaba.

54’ De Bryjn provon edhe me një gjuajtje qëndrore nga jashstë zonës, Kurtuia e ndal me qetësi.

52’ Mrekulli e Kurtua i cili ndal një predhë të De Bryjn drejt shtyllës së dytë pas një gjuajtje të fortë nga e djathta.

50’ Kombinim i rrufeshëm i madrilenëve në krahun e majtë, Benzema gjuan por topi devijohet dhe kalon mbi traversën e portës së Ederson.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45’+3′ Ndërhyn ashpër ndaj Gyndoganit, Kros ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Karvahal shtyn jashtë fushës Grilishin duke e rrëzuar, më pas mbrojtësi madrilen rrëzohet edhe vetë. Loja vijon normalisht nga gjyqtari.

44’ De Bryjne godet nga buza e zonës së penalltisë por nuk ka rrezik për Kurtua, topi del jashtë fushës.

36′ GOOOL REAL MADRIDI 1-0! Vinicius merr një pasim të mirë  nga Kamavinga dhe godet topin nga distanca, duke e dërguar në këndin e sipërm të majtë. Nuk ka asnjë shans për Edersonin.

29’ Rudiger godet Gyndoganin me brryl, ky i fundit rrëzohet në fushë. Futbollisti nis lojën pasi merr ndihmën mjekësore.

25’ Vinicius tenton të krosojë në zonë për Benzema, por Dias ndërhyn në mënyrë të mrekullueshme dhe largon një top të rrezikshëm.

18’ Rodrigo kroson një top në zonë, por Ederson tregohet i vëmendshëm duke dalë jashtë vijës dhe largon rrezikun.

16’ Haland hidhet në zonë dhe godet me kokë drejt shtyllës së djathtë, por portieri bën një pritje vendimtare për të penguar topin.

15’  Haland merr një pasim të bukur dhe godet drejt mesit të portës, nuk ka vështirësi për portierin belg

14’ Rodri lëshon predhën nga distanca drejt portës, por Kurtua tregohet i vëmendshëm duke bërë një pritje të mrekullueshme.

9’ De Bryjne godet drejt portës, por Kurtua bën një pritje të mirë duke e larguar topin.

5’ Gundogan godet nga jashtë zones, por gjuajtja bllokohet nga mbrojtja e Realit.

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Alaba, Rudiger, Kamavinga, Kros, Modriç, Valverde, Rodrigo, Vinicius, Benzema.

Trajner: K. Ançeloti

MANÇESTER SITI: Ederson, Uoker, Stouns, Dias, Akanzhi, Rodrigo, Gyndogan, De Bryjn, Bernardo Silva, Grilish, Haland.

Trajner: P. Guardiola

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net