Caktohet seanca e parë në Kushtetuese për Butrintin, deputetja e PD: Kam besim se nuk do trajtohet si çështje politike, por si çështje kombëtare
TIRANË
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka dhënë lajmin se seanca e parë publike për rrëzimin e koncesionit të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese do jetë me datë 15 qershor, ora 10:00!
Zhupa shpreh besimin e plotë se kjo padi nuk do trajtohet si çështje politike por si çështje kombëtare, në mbrojtje të historisë, identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare.
POSTIMI I PLOTË
Ndaj me ju lajmin e mirë që seanca e parë publike për rrëzimin e koncesionit të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese do jetë me datë 15 qershor, ora 10:00!
Kundër koncesionit na janë bashkuar me dekret/parashtrime/opinione Presidenti i Republikës, Kontrolli i Lartë i Shteti, Avokati i Popullit duke iu bashkuar qëndrimit tonë.
Pro koncesionit janë vetëm marrësi dhe dhënësi i Butrintit, qeveria dhe fondacioni.
Kam besimin e plotë se kjo padi nuk do trajtohet si çështje politike por si çështje kombëtare, në mbrojtje të historisë, identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–