Thu, Mar 20, 2025

Mbi 100 profesorë kundër ‘vendimit arbitrar’ të qeverisë për mbylljen e ASA

  • PublishedJune 6, 2023

Më shumë se 100 akademikë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile kundërshtuan  përmes një letre të hapur vendimin e Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ASA.

Firmëtarët, ku spikasin emra studiuesish jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga universitetet europiane, e cilësojnë vendimin “arbitrar dhe të dëmshëm”.

“Ndajmë mospajtimin tonë me këtë vendim arbitrar dhe të dëmshëm për të ardhmen e Studimeve Albanologjike, të cilin po ashtu e konsiderojmë cënues për lirinë akademike dhe zhvillimin e mendimit teorik në humanitete, specifikisht në dijet albanologjike krahasuese dhe kritike,” thuhet në letrën e publikuar nga ASA.

Firmëtarët vlerësojnë gjithashtu punën dhe rëndësinë që ka ASA dhe katër institutet e saj kërkimore “jo vetëm për akademinë dhe publikun shqiptar, por dhe për kontributin e hulumtuesve/eve që punojnë aty në  pluralizimin e dijes në nivel rajonal e global”.

Akademikët vlerësojnë punën e deritanishme që ka bërë kjo Akademi, pavarësisht kritikave që mund të bëhen për fuqizimin dhe përmirësimin e punës dhe funksionimit të saj si institucion i arsimit të lartë.

“Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike,”apelohet në letër.

është institucioni ku bëjnë pjesë (IAKSA), , , Instituti i Historisë dhe .

Javën e shkuar, qeveria vendosi të shkrijë këtë institucion për ta kaluar në varësi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pavarësisht kritikave ndaj këtij projekti.

drejtohet aktualisht nga , një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime të mëtejshme ligjore për t’i mundësuar Gjinushit të ketë një mandat tjetër si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetë socialistët, parashikonte ndryshe.