Që prej 2022-it jetonte dhe punonte në Shkodër, zbardhen detajet, koreano-jugori prej muajsh pa paguar qiranë, pronari u detyrua që të…

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku një shtetas i huaj, një koreano-jugor është gjetur i pajetë në banesën me qira.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për se 39-vjeçari me inicialet D.K., jetonte dhe punonte në Shkodër që nga muaji shkurt i vitit 2022. Ndërkohë, koreano-jugori jetonte i vetëm në banesë.
Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit me inicialet A. V., ky i fundit kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj. Duke u gjendur në këto kushte pronari i banesës kishte hapur derën e banesës ku kishte konstatuar trupin e pajetë të të huajit, që ishte i dekompozuar.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K., e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.
()
