Sat, Nov 8, 2025

Trazirat e përgjakshme në sfidën AEK-Dinamo, ministri i Brendshëm grek anulon vizitën me Ballën

  • PublishedAugust 8, 2023

Pas përgjakjes së sfidës AEK-Dinamo Zagreb, ku një i ri humbi jetën dhe u plagosën 6 të tjerë, ministri i Brendshëm grek, Giannis Oikonomou ka anuluar vizitën me homologun e tij shqiptar, Taulant Balla.

Mësohet se takimi mes dy zyrtarëve të lartë, ishte planifikuar që të mbahej në Kakavijë.

Duke marrë shkas nga trazirat e mëdha, ministri ka qëndruar në Athinë.

AlbaniaWeb.net