Wed, May 6, 2026

Zyrtare, Tottenham afron një sulmues, kontratë deri në vitin 2029

Zyrtare, Tottenham afron një sulmues, kontratë deri në vitin 2029
  • PublishedAugust 8, 2023

Alejo Veliz është lojtari i ri i Tottenham. Sulmuesi i lindur në vitin 2003 vjen nga Argjentina, më saktësisht nga skuadra e Rosario Central. Pavarësisht se ndiqet nga Torino dhe Milani, Veliz kaloi në Londër, për një kontratë deri në vitin 2029.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Alejo Veliz nga Rosario Central. Qendërsulmuesi ka rënë dakord për një kontratë me klubin deri në vitin 2029 dhe do të mbajë fanellën me numrin 36” – Shkruan Spurs.

Në nivel ndërkombëtar, Alejo luajti për Argjentinën në Kupën e Botës FIFA U-20 dhe Kampionatin e Amerikës së Jugut U-20 në fillim të këtij viti. Ai ka shënuar tre gola në nëntë paraqitje.

()

AlbaniaWeb.net