Sat, Apr 19, 2025

Bellingham përsëri protagonist, goli i tij i jep fitoren e tretë Real Madrid

  • PublishedAugust 26, 2023

Tri ndeshje, katër gola për Jude Bellingham, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Real Madrid, për më tepër vendimtar në të tri fitoret, ashtu sic ishte edhe sonte në suksesin 0-1 në transfertë ndaj Celta Vigos.

Sulmuesi anglez shënoi golin e fitores në minutën e 81-të, i shërbyer nga Joselu, me këtë të fundit që mori vendin e Vinicius Junior në minutën e 18-të pas dëmtimit. Bellingham tregoi edhe njëherë se 100 milionë eurot e shpenzuara për të ia kanë vlejtur.

Real Madrid vuajti shumë për të gjetur golin. Mundësia më e mirë iu dha në minutën e 68-të, por Rodrygo gaboi nga pika e bardhë. Gjithsesi, Los Blancos iu falën edhe njëherë tjetër Bellingham, që cdo ndeshje po fiton edhe tifozët madrilenë. Real Madrid kryeson me 9 pikë të plota.

()

AlbaniaWeb.net