Mon, Nov 2, 2026

Nga Saibari te Gnabry e Olise, Bayern përjeton makthe, humbet yjet (VIDEO)

Nga Saibari te Gnabry e Olise, Bayern përjeton makthe, humbet yjet (VIDEO)
  • PublishedNovember 2, 2026

Dy pikët e lënë në klasiken përballë Dortmund janë gjëja e fundit për të cilën shqetësohen në shtëpinë e Bayern Munich. Klubi bavarez po përjeton makthe në këtë pikë të sezonit teksa sheh yjet e ekipit të “parkojnë” me radhë në infermieri. Në këtë sfidë i pari që u dorëzua ishte Saibari, me yllin maroken që doli nga fusha në minutën e 29-të. Për fat të keq, dëmtimi i pësuar rezultoi më i rëndë se sa dukej pasi transferimi i bujshëm i kësaj merkatoje vere këputi ligamentet e kavaljes së djathtë. Saibari iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale duke qenë i detyruar të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 3 muaj.

Menjëherë pas Saibarit edhe Serge Gnabry u largua nga fusha i dëmtuar. Për sulmuesin gjerman bëhet fjalë për një tërheqje në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Për Gnabry parashikohen disa javë pushim, por shqetësues është fakti që sulmuesi sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i gjatë.

Makthi nuk përfundoi këtu pasi në fund u dorëzua edhe Olise, por gjendja e sulmuesin francez është e paqartë. Situata bëhet edhe me dramatike pasi këtë periudhë të padisponueshëm janë edhe lojtarë si Neuer, Musila dhe Luis Diaz, po llogaritur këtu trajnerin Kompany, me këtë të fundit që vijon të mos jetë në funksion të ekipit pas kolapsit të pësuar pak ditë më parë.



“ ✓”