Tue, Jun 9, 2026

Aksident në Bulqizë, ndërron jetë një 25-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Aksident në Bulqizë, ndërron jetë një 25-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • PublishedNovember 11, 2023

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se një person ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa viktimë ka mbetur një 25-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Sakaq këta të fundit ndodhen në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën

AlbaniaWeb.net