Tue, Jun 9, 2026

VIDEO/ “Dhurata më e bukur është që po jetoj”, çfarë thoshte Dwamena më parë

VIDEO/ “Dhurata më e bukur është që po jetoj”, çfarë thoshte Dwamena më parë
  • PublishedNovember 11, 2023

Sulmuesi dhe kapiteni i ekipit të Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare pas një goditje në zemër gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit ditën e sotme.

Dwamena luante sezonin e tij të dytë në Shqipëri, pas eksperiencave te Zurich, Levante dhe Zaragoza.

Egnatia po luante ndaj Partizanit ditën e sotme dhe papritur në pjesën e parë ganezi u shemb në tokë pa ndjenja, duke humbur jetën.

Nga heqja e aparatit në zemër te fjalët e doktorëve, rrëfimi i Duamenës pak muaj para tragjedisë

Dwamena ka pasur që më herët probleme me zemrën e tij, dhe në një video, pikërisht në ditën e lindjes, ai deklaronte se ishte me fat që jetonte dhe nuk kishte dhuratë më të bukur se kjo që i kishte bërë zoti.

Me lot në sy jashtë spitalit! Ja si e morën shokët e skuadrës lajmin tragjik për Dwamena

“Dhurata më e bukur për ditëlindje është që po jetoj. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Shumë njerëz nuk janë këtu mes nesh sot dhe janë ndarë nga jeta. Gjëja më e bukur që Zoti më ka dhënë është jeta. Të shënosh është një ndjenjë pozitive, por jam gjallë. Kjo është super,” shprehej dikur futbollisti.

AlbaniaWeb.net