Thu, May 7, 2026

Nga “Sky Sport” te “Marca”, mediat europiane për vdekjen e Duamenës: I shënoi Interit…

Nga “Sky Sport” te “Marca”, mediat europiane për vdekjen e Duamenës: I shënoi Interit…
  • PublishedNovember 11, 2023

Vdekja tragjike e sulmuesit të Egnatias, Rafel Duamena, ka tronditur gjithë opinionin sportiv, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

Shumë media të huaja i kanë bërë jehonë ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme sulmuesit 28-vjeçar, i cili pësoi një kolaps në fushë gjatë sfidës Egnatia-Partizani:

“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Duamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, I shënoi Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Duamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Marca”: Rafael Duamena, ish-Zaragoza dhe Levante, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në  Shqipëri.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë./Panorama Sport

AlbaniaWeb.net