Thu, May 7, 2026

“Thellësisht i shokuar”, Duka: Dwamena kishte rekordin më të mirë të golave

“Thellësisht i shokuar”, Duka: Dwamena kishte rekordin më të mirë të golave
  • PublishedNovember 11, 2023

Ndarja nga jeta e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena në fushë, ka shokuar futbollin në Shqipëri.

Në lidhje më këtë lajm tragjik ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka i cili shprehet thellësisht i prekur dhe i shokuar për këtë largim të parakohshëm.

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena. Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.

Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena,” shkruan Duka.

AlbaniaWeb.net