Fri, May 10, 2024

Dashuri e pashpërblyer? Marrëdhëniet e trazuara të shqiptarëve me Evropën – Reporter.al

  • PublishedNovember 15, 2023

Shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova portretizohen si disa nga njerëzit me euro-entuziastë në botë. Megjithatë, një numër në rritje i shqiptarëve kritikojnë zyrtarët e -së se nuk e trajtojnë drejtë çështjen shqiptaro-serbe në dhe për shtyrjen e anëtarësimit të tyre në BE.

Në dritën e samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë më 16 tetor 2023, është e dobishme të kthejmë kokën pras në marrëdhëniet shqiptaro-evropiane të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të për të kuptuar më mirë dinamikën afatgjatë në procesin e integrimit -BE.

” dhe lëvizja kombëtare shqiptare

Fotoja familjare e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në samitin e mbajtur në Tiranë më 16 tetor 2023. Foto: Nensi Bogdani.

Kur shqiptarët ndihen të nëpërkëmbur nga BE-ja, ata shpesh gjejnë ngushëllim në poezinë e Gjergj Fishtës, i cili e përkufizoi Evropën si një “kurvë” që mohonte Zotin dhe sakrifikonte të drejtat e shqiptarëve ndaj shteteve të Ballkanit dhe Rusisë. Poema “Lahuta e Malcis” e Fishtës u botua në vitin 1937. Por vargjet e saj përfaqësojnë në mënyrë të përkryer ndjenjat aktuale të shumë shqiptarëve ndaj Brukselit, të cilat janë produkt i një historie më të gjatë të marrëdhënieve shqiptaro-evropiane.

Për shqiptarët e fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të, termi “Evropë” përcaktonte autoritetin e Fuqive të Mëdha dhe të qytetërimit perëndimor. Objektivi i aktivistëve shqiptarë dhe aktivistëve të tjerë kombëtarë ballkanas ishte që të deracializonin kombet e tyre duke vërtetuar rrënjët e tyre evropiane. Kjo përfundimisht do të legjitimonte “emancipimin” e tyre nga Perandoria Osmane, e cila nga evropianët perëndimorë përshkruhej si një tjetër “orientale”. Megjithatë, në rrugën e tyre për t’u bërë “evropianë”, shqiptarët u përballën me qëndrimet ekspansioniste dhe raciste të Fuqive të Mëdha, të cilat shpesh i shtynë ata të përqafonin qëndrime anti-moderniste dhe antikoloniale.

Një nga kritikët më të hershëm të “Evropës” ishte Pashko Vasa. I lindur në Shkodër në një familje katolike të shtresës së mesme të ulët, Vasa u bashkua me Risorgimento-n italiane në 1848 dhe luftoi kundër austriakëve në Venecia. Ai u akuzua për tradhti dhe u mbajt në burg për disa muaj. Në kujtimet e tij ai pohoi se ishte arrestuar padrejtësisht sepse ishte i huaj. Pasi u lirua, ai shkoi në Stamboll për të ndjekur një karrierë në administratën osmane. Në Réflexions sur la legjislacion en Turquie (1869) ai kritikoi miratimin e normave juridike perëndimore, duke pohuar: “Ne nuk jemi as francezë, as gjermanë; Ne jemi osmanë; popullata jonë e virgjër (…), nuk mund ta ndryshojë llojin e saj me një që nuk është saji. (…) Ne duhet të ndjekim modelin e Perëndimit, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm që qytetërimi perëndimor të mos ndryshojë tiparet tona.”

E meta më e madhe e shqiptarëve në sytë e evropianëve ishte se shumica e tyre ishin myslimanë. Në opinionin publik perëndimor, Islami dhe evropianizmi nuk ishin të pajtueshëm. Kjo i bëri shqiptarët dhe myslimanët e tjerë të Ballkanit të prekshëm ndaj spastrimit etnik gjatë formimit të shteteve post-osmane. Humbja e Turqisë në luftën e viteve 1877-1878 kundër Rusisë, dhe vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, çuan në dëbimin e shumë myslimanëve nga vendlindjet e tyre.

Në librin e tij të vitit 1879 La verité sur l’Albanie et les Albanais, Pashko Vasa kritikoi standardet e dyfishta që Fuqitë e Mëdha adoptuan ndaj popullsive osmane: “Evropa, e cila ka marrë mbi vete kauzën e të krishterëve, nuk ka thënë asnjë fjalë empatie për myslimanët.”

Në vitet 1890, situata në Ballkan u përkeqësua për shkak të dhunës politike të bandave bullgare/maqedonase. Shqiptarët u bënë shënjestra të përfaqësimit armiqësor në shtypin evropian që i portretizonte ata si kriminelë dhe fetarë fantatikë. Këto mendime ishin veçanërisht të njohura në Francë falë intelektualëve si Cyprien Robert, i cili mendonte se shqiptarët do të shuheshin nga hakmarrja, asimilimi dhe/ose asgjësimi nga kombet superiore (Les Slaves de Turquie, 1844).

Në fund të vitit 1902, Fuqitë e Mëdha i dhanë Sulltanit Osman, Abdul Hamid II, një shënim në të cilin, ndër të tjera, i kërkonin të merrej me “kriminelët arnautë” që mundonin popullsinë e krishterë. Në një kongres të organizuar në Paris nga komitetet armene dhe maqedonase, politikani francez Francis de Pressensé deklaroi se shqiptarët ishin shkaku kryesor i telasheve në Ballkan.

Intelektualët shqiptarë shpesh informoheshin nga i njëjti mentalitet kolonialist i shtypit francez. Ata nuk e mohonin se bashkatdhetarët e tyre ishin retrogradë, por refuzonin t’i konsideronin ata më “të egër” se fqinjët e tyre. Faik Konica, redaktor i revistës Albania që botohej në Bruksel, iu përgjigj de Pressensé se bullgarët ishin më retrogradë se shqiptarët sepse ndiqnin synime politike fetare: “Bullgarët po rebelohen (…) si të krishterë; nuk është çështje të drejtash njeriu; Jemi përballur me një lëvizje që dëshiron të zëvendësojë një supremaci fetare me një tjetër.”

Lufta e Parë Botërore rrëzon mitin e “qytetërimit evropian”

Pjesa e brendshme e ndërtesës së Bashkimit Europian në Bruksel. Foto: Bashkimi Europian.

Mizoritë e luftërave ballkanike nxitën mitin e dhunës ballkanike. Por ndërmarrja masive e gërmimit të varreve të Luftës së Parë Botërore e rrëzoi mitin e qytetërimit evropian. Pas nënshkrimit të armëpushimit, Gjergj Fishta tha me shaka për gjoja qytetërimin evropian: “Dhe kështu, trimat e Evropës (…) përkrahësit e qytetërimit të shekullit të 20-të, të cilët me një krah të thyer dhe një këmbë të humbur (… ) nuk kanë arsye të frikësohen se vëllezërit e tyre të qytetëruar mund t’i vrasin me gazra asfiksues ose mjete të tjera kulture dhe civilizimi.”

Imzot Bumçi, kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, i dënoi paragjykimet e Evropës: “Turqit, personifikimi i barbarëve aziatikë, e kanë respektuar autonominë e Shqipërisë së Veriut. Konferenca e Paqes, shprehje e qytetërimit evropian… e vë Shqipërinë e Veriut nën skllavërinë e armiqve të saj historikë.”

Fishta i krahasoi me ironi konceptet raciste mbi dhunën “primitive” me forcën shkatërruese të luftës moderne evropiane: “Ah! Sa barbarë janë ata Hottentots, që luftojnë me shkopinj.” Gazeta Kuvendi me qendër në Romë vuri re se italianët e shihnin Shqipërinë si të ishte një rajon i panjohur i Afrikës ekuatoriale.

Por shumë shqiptarë e shihnin Evropën si një entitet despotik që duhej ta qetësonin për të arritur qëllimet politike. Gjatë caktimit të kufijve shqiptaro-jugosllavë në vitin 1922, gollobordasit e pritën komisionin ndërkombëtar të kufirit duke brohoritur: “Rroftë Evropa! Rrofshin miqtë e Shqipërisë!”

Qëndrimet ndaj Evropës ndryshuan kur shqiptarët u ndjenë të lënë pas dore, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të ndjekur rregullat e Fuqive të Mëdha. Gazeta Ora e Maleve, e botuar në Shkodër, kritikoi Evropën për mënyrën se si ajo u soll me minoritetet shqiptare në Greqinë veriore pas përfundimit të luftës greko-turke. Ajo pohoi se “Evropa e qytetëruar” e kishte lejuar Greqinë të dëbonte popullsinë vendase, sepse, si zakonisht, asaj nuk i interesonin të drejtat e shqiptarëve.

Një reagim të ngjashëm shkaktoi edhe vendimi i Fuqive të Mëdha për të pranuar kërkesën jugosllave për rishikimin e kufijve në Vërmosh dhe Shën/Sveti Naum. Në Shkodër u mbajt një manifestim kundër Fuqive të Mëdha (Ora e Maleve, 29 shtator 1923). Duke komentuar zvarritjen e zgjidhjes së kufijve, Ora e Maleve shkroi se komisioni u kthye në shtëpi “infectis rebus” (duke i lënë gjërat pa bërë). Shprehja latine është marrë nga libri i Sallustio-s, Bellum Iugurthinum, për të treguar karakterin jo të besueshëm të diplomacisë evropiane.

Të jesh “evropian” do të thotë të jesh pjesë e BE-së

Ka kaluar një shekull nga këto ngjarje, por marrëdhënia e Shqipërisë me Evropën i nënshtrohet ende një dinamike të ngjashme. Në të kaluarën, “evropianizimi” nënkuptonte miratimin e një sërë ligjesh, zakonesh dhe formash qeverisjeje të frymëzuara nga shtetet e Evropës Perëndimore. Sot, procedura karakterizohet nga pragje më të matshme dhe më të sakta. Të jesh “evropian” do të thotë, të paktën për shtetet ballkanike, të jesh pjesë e BE-së.

Ashtu si në të kaluarën, nëse Shqipëria e ka ose jo vendin në Evropë/BE-së, shumë qytetarë të BE-së e vënë në dyshim për shkak të paragjykimeve të vazhdueshme. Gjatë vizitës së presidentit francez Macron në Shqipëri, një anëtare e partisë së ekstremit të djathtë francez, Rêconquete Marion Maréchal, ndau një postim në llogarinë e saj X duke thënë: “’Jo’ hyrjes së Shqipërisë në BE”. Postimi i lidhi shqiptarët me “vendetta, mafie, trafiqe” dhe ide të tjera të gabuara. Këto opinione nuk kanë të bëjnë vetëm me partitë e ekstremit të djathtë. Në vitin 2018, parlamenti holandez votoi kundër fillimit të negociatave të BE-së me Shqipërinë për shkak të frikës nga krimi dhe korrupsioni shqiptar, sikur të ishin sëmundje ngjitëse.

Efektet e “evropianizimit” të shekullit të 19-të janë të dukshme në marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Kosovë. Të gjitha shtetet ballkanike ua detyrojnë pavarësinë e tyre Fuqive të Mëdha. Pa përfshirjen e tyre në çështjet osmane, do të kishte qenë shumë e vështirë arritja e pavarësisë apo autonomisë. Procesi vazhdon ende në Kosovë, e cila, ashtu si Shqipëria në fillim të viteve 1920, lufton për njohje në një mjedis dyshues për Ballkanin dhe myslimanët. Vendi i mosmarrëveshjes është zhvendosur nga Vërmoshi dhe Shën/Sveti Naum, në veri të Mitrovicës. Tensionet aktuale janë vazhdimësi e procesit të shtet-ndërtimit të shekullit të 19-të, i cili u ushqye nga nacionalizmi dhe përpjekjet e Fuqive të Mëdha për të ndarë Ballkanin në zona me ndikim.

Roli dominues i Evropës në historinë e shtet-ndërtimit të Ballkanit krijon një borxh politik dhe kulturor me “Evropën” që nuk mund të shlyhet kurrë për sa kohë që vendet e Ballkanit nuk janë në gjendje të rregullojnë vetë çështjet e tyre politike. Për sa kohë që konflikti kufitar vazhdon, shqiptarët dhe serbët do të jenë nën tutelën kapriçioze të Evropës, SHBA-së apo Rusisë. Në rrethana të tilla, si në të kaluarën, liderët dhe komunitetet lokale do të përpiqen të tërheqin favoret e “Evropës” (dhe mbështetësve të tyre), sepse është i vetmi mjet që ata kanë për të arritur qëllimet e tyre personale ose kolektive. Në të kaluarën, favoret e Evropës anonin më shumë drejt Serbisë dhe Jugosllavisë. Gjatë luftërave post-jugosllave, evropianët dhe amerikano-veriorët u bënë më të ndjeshëm ndaj shqiptarëve. Qëndrimet e zyrtarëve perëndimorë ndaj incidenteve të fundit në Kosovë tregojnë se fati i shqiptarëve ka filluar të ndryshojë.

Liderët e Evropës Perëndimore i kanë premtuar Ballkanit anëtarësimin në BE si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe paqes. BE-ja është xheloze për ndikimin e aktorëve të tjerë në zonë, si Turqia, Rusia dhe Kina. BE-ja dekurajon gjithashtu nismat lokale, si Ballkani i Hapur. Megjithatë, ajo nuk i ofron rajonit një perspektivë të qartë integrimi. Rezultati i takimit të profilit të lartë që u zhvillua në Tiranë për rinisjen e Procesit të Berlinit mund të përmblidhet me frazën e Sallustio-s: “Duke i lënë gjërat pa bërë, delegatët u kthyen në shtëpi”. Liderët evropianë nuk morën angazhime serioze për një kornizë kohore eventuale për aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Zhgënjimi me Evropën Perëndimore ka prodhuar historikisht dy qëndrime të ndërlidhura. Ose përqafimi i projekteve fetare dhe laike që riorientojnë përkatësinë e shqiptarëve në koordinata të ndryshme hapësinore dhe kulturore, ose ripërvetësimi i Evropës duke theksuar integritetin e Shqipërisë përballë dekadencës së “Perëndimit”.

Etiketimi mizogjen i Evropës nga Fishta pasqyron papastërtinë e Perëndimit kundrejt shoqërive “të virgjëra” (post)osmane të Vasës. Në tre dekadat e fundit, përpjekje të mëdha i janë kushtuar evropianizimit të Ballkanit dhe shumë pak përpjekje janë bërë për të zhvendosur vështrimin perëndimor nga Evropa. Si rezultat, ne kemi më shumë stereotipe ballkanike në Evropën Perëndimore dhe më shumë racizëm si në Evropën Perëndimore ashtu edhe në Ballkan.

Shumë njerëz në Ballkan e shohin Evropën si një kontekst në kalbje, për shkak të migrimit nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Pëlqimi që BE-ja duket se gëzon në Shqipëri sipas sondazheve, është reflektim i një tendence euro-oportuniste. Imazhi që kanë shqiptarët për Evropën nuk është ai i 20 viteve më parë. Zyrtarët e Evropës Perëndimore duhet të përditësojnë njohuritë e tyre nëse duan t’i japin BE-së një të ardhme në Ballkan, dhe anasjelltas.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.