Mon, May 20, 2024

Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, 28 vjeçari punonte në të zezë! Katër persona të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë (EMRAT)

  • PublishedMay 10, 2024

Detja të reja kanë dalë nga aksidenti fatal i mëngjesit të djeshëm ku një 28 vjecar humbi jeten teksa po punonte në një pallat i cili ishte në ndërtim.

28 vjecari sapo kishte nisur punën në orën 7:30 të mëngjesit të së enjtes ku burime thonë se Emiliano Frroku ka qenë duke ngjitur vinçin por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me mjetin e tij të punes.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim 3 persona në lidhje me këtë ngjarje, konkretisht: Leon Ndoci pronari i firmës, Martin Biba administrator, Loren Haxhia inxhinier dhe Hajriz Hoti shtetas kosovar që bente punimet.

Sipas inspektoriatit të punës, i riu ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.

Lajmi në përditësim…


AlbaniaWeb.net