Wed, Nov 25, 2026

Bianca Censori nuk i lë vend imagjinatës në daljen e fundit publike me Ye

Bianca Censori nuk i lë vend imagjinatës në daljen e fundit publike me Ye
  • PublishedDecember 12, 2023

Përveçse është bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori ka bërë bujë edhe për paraqitjet e saj pothuajse nudo.

Në më të fundit, arkitektja 27-vjeçare është parë me reperin në Miami. Italianja provokoi sërish teksa zgjodhi të vishte një ‘body’ të tejdukshëm në nuancën e tokës, duke zbuluar gjoksin.

Përpara West, Censori ecën përreth duke mbajtur një arush pelushi të madh të bardhë, ndërsa të gjithë bëjnë video. West po e ndiqte i veshur me të bardha, me fytyrën e mbuluar.