Wed, Nov 25, 2026

Surpriza dhe përmbysje në Champions! Manchesteri jashtë

Surpriza dhe përmbysje në Champions! Manchesteri jashtë
  • PublishedDecember 12, 2023

Pas PSV dhe Arsenal, mbrëmjen e kësaj të marte u zbuluan gjashtë skuadra të tjera që shkojnë në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Surpriza e këtij edicioni padiskutim është Copenhagen, me skuadrën daneze që fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Galatasaray-t në takimin e fundit të fazës së grupeve dhe siguroi për herë të dytë në histori, pas edicionit 2010-2011, fazën e 1/8-ave të Champions League.

Bayern Munich fitoi me rezultatin 0-1 në transfertën e Manchester United, duke i nxjerr “Djajtë e Kuq” nga Europa.

Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua nga Coman në minutën e 71’, duke u dhënë triumfin bavarezëve.

Bayern Munich kualifikohet në 1/8-at e Champions-it si kryesues i Grupit A me 16 pikë, ndërsa Manchester United del nga Europa, pasi e mbylli këtë fazë në vend të fundit me katër pikë.

Napoli fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Braga-s dhe kualifikohet në fazën tjetër të Championsi-t, teksa portugezët do të luajnë në 1/16-at e Europa League.

Skuadra italiane mori avantazhin pas autogolit të Satcit në minutën e 9’, teksa Osimhen vulosi gjithçka me golin e realizuar në minutën e 33’.

Napoli e mbyll këtë fazën në vendin e dytë të Grupit C me 10 pikë, teksa Braga në vend të tretë me 4 pikë.

Real Madrid fiton me përmbysje me rezultatin 2-3 në transfertën e Union Berlin dhe kalon në 1/8-at e Championsit si kokë e grupit C me 18 pikë.

Inter-Real Sociedad ndahen me barazim pa gola, me të dyja skuadrat që shkojnë në 1/8-at e Champions League me pikë të barabarta, nga 12 pikë secila.

Benfica fiton me rezultatin 1-3 në transfertën e Salzburg dhe kualifikohet në 1/16-at e Europa League.