Tue, Nov 24, 2026

Flet motra e Liridonës: Nuk dimë asnjë sekret e as tradhti, jetonte e lumtur

Flet motra e Liridonës: Nuk dimë asnjë sekret e as tradhti, jetonte e lumtur
  • PublishedDecember 12, 2023

Ditën e sotme, motra e të ndjerës Liridona Ademaj ka folur për emisionin “Me zemër të hapur“. Ajo ka bërë me dije se familja nuk di asnjë sekret për jetën e Liridonës dhe Naimit dhe se e motra nuk i ka treguar për asnjë problem.

Motra e Liridonës sqaroi se nuk ka informacion për asnjë tradhti.

Motra e Liridonës:Jetën e ka pasur shumë të lumtur me Naimin. Nuk është e vërtetë që kemi ditur një sekret, por nuk dimë asgjë. Do kishim folur sepse ne e mbrojmë motrën tonë.

Ne nuk e dimë që Naimi e kishte tradhtuar Liridonën, e kemi dëgjuar kohët e fundit. Ajo i ka mbajtur gjërat brenda, duam ta dimë me kë ka folur dhe çfarë ka folur.

Asnjëherë s’ka treguar sekrete me Naimin, për tradhti nuk kam dëgjuar. Unë kam qenë tek familja e burrit tim kur Liridona iku atë ditë për Prishtinë, nuk kanë pasur debat me njëri-tjetrin në syrin tonë, ishin duke mobiluar edhe shtëpinë.

Babai i Naimit, Shabani asnjëherë nuk i kanë nxjerrë nga shtëpia. Ata kanë jetuar veç, jo në një shtëpi.

Asnjë anëtar i familjes sonë s’ka pasur marrëdhënie intime me Naimin.

Kur ishin bashkë, ai ishte njeri i mbyllur, ka parë punën e vet. Nuk ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre. Ne s’dimë asgjë pse erdhi situata në këtë pikë, erdhi tek ne sepse shtëpia e tyre nuk ishte e mobiluar.

AlbaniaWeb.net