U dogj vila në mesnatë, me benzinë e kishte spërkatur babai i pronarit
Mesnatën e djeshme u dogj kati i tretë i një vile në qytetin e Beratit.
Vila ishte në pronësi të Dritan Qatos i cili nuk ndodhej në shtëpi, në banesë ishte vetëm babai i tij, Shaban Qato.
Sipas policisë nga hetimet e kryera rezulton se autori i këtij krimi është vetë babai, 78-vjeçari Shaban Qato.
Dyshohet se ka qenë vetë i moshuari ai që i ka spërkatur me benzinë banesën, pasi mund të vuaj nga probleme të shëndetit mendor.
Shabani jetonte prej kohësh në Itali.
