Tue, May 12, 2026

Heidi bisedon me Ilnisën, Gazi hedh thumbin: Mos ndihmo të mbytyrin se…

Heidi bisedon me Ilnisën, Gazi hedh thumbin: Mos ndihmo të mbytyrin se…
  • PublishedFebruary 2, 2024

Gazi dhe Ilnisa kanë qenë dy nga banorët të cilët dy ditët e fundit kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin ku ndër të tjera nuk kanë munguar as gjykimet personale dhe ofendimet. Gazi ndërkohë duket se po studion edhe aleancat e saj në lojë.

Teksa Ilnisa po qëndronte me Heidin në oborrin e shtëpisë, tek zona e palestrës, Gazi afrohet dhe e këshillon Heidin me shprehjen popullore: ”Mos ndihmo të mbyturin se të mbyt”, një thumb për Ilnisën. Heidi ka qeshur dhe nga ana tjetër është shprehur se do të mbajë qëndrimin e saj lidhur me Gazin.

Biseda e plotë në videon më poshtë: