Sat, May 4, 2024

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë

  • PublishedApril 24, 2024

Shkolla e Magjistraturës ka shpallur listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Ajo që vihet re në listën e publikuar sot nga Shkolla e Magjistraturës, është se janë shtuar 10 kandidatë, nga 121 që ishin fitues të fazës së parë, lista ka shkuar në 131.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se për Shkollën e Magjistraturës, provimi është ndarë në tre faza. Fillimisht në fazën e parë u shpallën 79 persona, pasi faji iu faturua ‘scanton’, lista për fazën e dytë shkoi në 121 fitues, dhe së fundmi doli lista me 131 emra që do të shkojnë në provim ditën e nesërme,

Për konkursin e Magjistraturës nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit, ka pasur hije të forta skandali me akuza të publikuara një ditë më parë ku thuhet se lista e fituesve të provimit të fazës së parë është ndryshuar sërish pasi ishte bërë zyrtare.

Për akuzat ka pasur një reagim zyrtar edhe nga ana e Shkollës së Magjistraturës ku pretendohet se lista e fituesve është shpallur para të gjithë të pranishmëve dhe se numri i kandidatëve fitues kishte rezultuar më i lartë pas një verifikimi të dytë të bërë.

Sot, provimi për fazën e dytë është shtyrë dy herë, si fillim nga 08:00 për në orën 15:00 dhe tani për ditën e nesërme.