Fri, May 10, 2024

HISTORIKE/ Skuadrat shqiptare bëjnë ligjin në Maqedoninë e Veriut, një tjetër ekip siguron ngjitjen në Superligë për sezonin e ri

  • PublishedApril 27, 2024

Edhe një skuadër tjetër shqiptare do t’i shtohet Superligës së Maqedonisë së Veriut në sezonin e ardhshëm.  Bëhet fjalë për Besën e Dobërdollit që ka siguruar matematikisht titullin kampion në Ligën e Dytë dhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e elitës.  Për ekipin shqiptar kjo është historike, pasi për herë të parë do të jenë pjesë e Superligës së Maqedonisë së Veriut. 

Besa e Dobërdollit në ndeshjen e sotme barazoi pa gola me Pelisterin dhe katër xhiro para fundit ka 67 pikë me diferencë prej 12 pikëve nga vendi i tretë.  Në luftë për mbijetesë në Superligën e Maqedonisë është skuadra shqiptare Voska Sport dhe në rast të sigurimit të mbijetesës, atëherë sezonin e ri do ti shohim 6 skuadra shqiptare në Superligën e Maqedonisë, që nuk kanë qenë asnjëherë në histori në këtë numër. 

AlbaniaWeb.net