Fri, May 10, 2024

Romeo e la vetëm në suitë, Heidi: U mërzita, por i falet

  • PublishedApril 27, 2024

Mbrëmja e sotme nisi me debate në lidhje me situatën mes Romeos dhe Heidit. Romeo u përball me komentet e banorëve të shtëpisë në lidhje me gjestin e tij që bëri gjatë primes së kaluar, ku Vëllai i Madh i siguroi atij dhe Heidit një suitë për të shijuar disa momente bashkë. Romeo nuk i kushtoi rëndësi Heidit dhe shpesh herë dilte jashtë për të debatuar me Julin.

Banorëve të tjerë kjo i bëri shumë përshtypje dhe nuk iu duk normale që la vetëm Heidin për të qëndruar me banorët e tjerë në oborr. Ndërkohë, Heidi pranoi se ishte mërzitur, por shtoi se e kupton pasi ra pre e një debati.

DEBATET:

Romeo: Më ofendoi Juli dhe qëndrova. Prekem i kthej përgjigje julit, futem tek dhoma e rrëfimit dhe shkoj tek Heidi. Unë 1 ore e 45 minuta nuk jam marrë me Julin.

Ledjoni: Pse ti vendose të mos e shijoje?

Romeo: E shijova.

Ledjoni: Kur e shijove ti suitën?

Romeo: Nga momenti që nuk më kanë shqetësuar të tjerët. Juli më ofendoi.

Lejdoni: Kur u ndamë bashkë, më ke bërë një pyetje, a kemi ne një kanal? Ndërkohë që mund të shijoje qëndrimin me Heidin?

Roemo: Këtë pyetje e kam bërë edhe tek kazerma.

Heidi: Ka qenë një moment që jam mërzitur shumë. Ishte kohë e gjatë, nga ana tjetër Romeo është emocional dhe ka nevojën të argumentoj e të mbajë pozicionin e vetë. I falet nëse ra në pre të një debati. Ai kishte nevojë të bënte këtë debat dhe donte të mbante emocionin e vetë. Unë jam mërzitur e kjo e është pjesë e imja dhe Romeos. Romeos po i the një ofendim do rrijë dhe do argumentojë, unë kështu e justifikoj.