Fri, May 10, 2024

“Jam bërë pishman për bashkëpunimin me Nanon e Majkon”, Meta i shkon Berishës poshtë ballkonit: Më dole më seriozi! Erdha sonte si president…

  • PublishedApril 27, 2024

Pas përfundimit të Konventës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbrëmjen e sotme u është bashkuar militantëve të Sali Berishës poshtë ballkonit të banesës ku ky i fundit po mbahet në arrest shtëpie për aferën “Partizani”.

Duke e nisur fjalimin e tij me këngë, Meta tha se nuk mund të vinte më parë poshtë ballkonit si kryetar por vetëm tanimë si president i partisë së Lirisë, pas ndryshimeve të bëra në konventën e sotme.

“Janë të shumtë ata që thonë, pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu ku vijnë demokratët çdo natë. Po si mund të vinte Ilir Meta si kryetar? Ilir Meta mund të vinte si president te Presidenti i Përgjithshëm Sali Berisha”- tha ai.

Ndërsa vijoi më pas me akuzat ndaj SPAK, duke u shprehur se Prokuroria e Posaçme nuk po luftonte pandëshkueshmërinë.

“SPAK-u apo SKAPI siç i thotë nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës. Njëriut që në Vlorë kaloi 17 vendime në disa orë. Nuk po flas për PPP nuk po flas për hatatë e tjera dhe tenderat sekretë. Këta mburren dhe thonë se po godasin pandëshkueshmërinë duke u marrë me Sali Berishën të cilin ka plot shqiptarë të cilin ka plot shqiptarë që mund të mos e pëlqejnë siç ka shumë që nuk më pëlqejnë mua por ka qenë simbol i dinjitetit shtetëror”- tha Meta.

Më pas kujtoi edhe një bisedë që kishte pasur me kryeministrin Edi Rama në prani të Petrit Vasilit dhe Gramoz Ruçit.

“Kam këtu Vasilin, më larg duhet të jetë Ruçi që na dëgjon, çfarë i kam thënë Edi Ramës në 2017-ën? I kam thënë sy më sy, “Mos e provoko më PD-në dhe opozitën, është fatkeqësi e madhe për mua që u bë 20 e ca vite në opozitë duke bashkëpunuar me ty, me Nanon e me Majkon dhe pas kaq vitesh, prapë politikani më serioz më del Sali Berisha”- u shpreh kreu i PL.


AlbaniaWeb.net