Sat, May 18, 2024

Dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, ja linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

  • PublishedMay 4, 2024

Prej orës 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të marrë një vizë amerikane.

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane.


AlbaniaWeb.net