Sat, May 18, 2024

E ardhmja, Pioli “driblon”: Kam raporte të mira me drejtuesit

  • PublishedMay 4, 2024

Gjatë konferencës për shtyp para Milan-Genova, Pioli u pyet edhe për të ardhmen e tij dhe mundësinë për t’u larguar nga pankina e kuqezinjve.

“Detyra ime nuk duhet të jetë e komplikuar. Ne po punojmë që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen kundër Genovas, kemi një ndjenjë të fortë përgjegjësie, jemi të fokusuar dhe do ta shohim të ardhmen në fund të sezonit

Si është marrëdhënia me drejtuesit? “Zlatan dhe Moncada ishin këtu dje. Marrëdhëniet mes drejtuesve kanë qenë gjithmonë të mira dhe do të jenë të tilla edhe në fund të kampionatit, edhe kur flasim për të ardhmen tonë”-  Tha Pioli.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net