Sat, May 18, 2024

Përplasi për vdekje 50 vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe ia mbathi nga vendngjarja, arrestohet shoferi i mitur i ‘benz’-it në Durrës

  • PublishedMay 4, 2024

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të patrullës së përgjithshme, si rezultat i kontrolleve për kapjen e autorit të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në lagjen 14/1, ku u përplasën automjeti me drejtues shtetasin L. Z., motomjeti me drejtues shtetasin Sh. S. dhe biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi F. Gj., mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, shtetasit L. Z., 17 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e këtij aksidenti, humbi jetën shtetasi F. Gj..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” ,”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vëndi i aksidentit”.

Lajmi në përditësim…


AlbaniaWeb.net