Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, automjetet përplasen kokë më kokë! Disa të plagosur, rruga e mbushur me pjesët e dëmtuara

Nje aksident eshte regjistruar kete te diel ne aksin Lezhe-Shengjin, ne vendin e quajtur lagjia “Xhenjo”. Dy automjete jane perplasur me njera tjetren duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Te plagosurit jane derguar per ndihme mjekesore ne spitalin rajonal te Lezhes nga ku behet e ditur se ndodhen jashte rrezikut per jeten. Policia e cila mberriti menjehere ne vendngjarje nisi hetimet per shkaqet dhe rrethanat e ketij aksidenti.
Sipas te dhenave paraprake, mjeti tip golf ka goditur nga pas mjetin tjeter tip polo duke e spostuar jashte rruges, ndersa dyshohet se shkak mund te kete qene shpejtesia e levizjes pergjate ketij segmenti.
AlbaniaWeb.net
