Wed, Nov 25, 2026

Miley Cyrus martohet në fshehtësi me muzikantin Maxx Morando, ja detajet e ceremonisë

Miley Cyrus martohet në fshehtësi me muzikantin Maxx Morando, ja detajet e ceremonisë
  • PublishedNovember 25, 2026


Këngëtarja amerikane Miley Cyrus është martuar me partnerin e saj prej disa vitesh, bateristin Maxx Morando, në një ceremoni private në Kaliforni. Lajmi u bë publik përmes fotografive bardhezi që vetë këngëtarja ndau në rrjetet sociale.

Ceremonia u zhvillua më 21 nëntor, në rezidencën e dikurshme të Frank Sinatra-s në Palm Springs. Çifti kishte zgjedhur ta mbante festën larg vëmendjes së publikut, duke e bërë lajmin një surprizë për fansat.

Image

Miley, 33 vjeçe, kishte veshur një fustan nga shtëpia e modës Saint Laurent, ndërsa fotografitë e publikuara zbuluan momente romantike nga ceremonia. Babai i saj, Billy Ray Cyrus, ishte gjithashtu i pranishëm dhe publikoi një mesazh emocionues për të bijën.

Image

Miley dhe Maxx janë lidhur prej disa vitesh dhe fejesa e tyre u bë publike në vitin 2025. Martesa shënon një kapitull të ri në jetën personale të këngëtares, e cila prej vitesh ka qenë një prej emrave më të komentuar të muzikës pop.