Sun, May 19, 2024

Moratti analizon sezonin e Interit: Luajnë futboll modern, Inzaghi ka forcuar skuadrën

  • PublishedMay 6, 2024

Presidenti historik i Interit, Massimo Moratti analizoi sezonin e zikaltërve.

“Ata luajnë mirë, shprehin futboll të bukur, modern, me themele të forta. Në një farë mënyre ky Inter më kujton atë të Herrerës. Nuk jam përplasur kurrë me trajnerët e mi për një zgjedhje teknike, besoj se nuk kam qenë kurrë ndërhyrës në këtë aspekt. Padyshim që mund të kem ide dhe mendime të ndryshme, kam dashur të jem i informuar, por kam pasur gjithmonë respekt për punën e trajnerëve. Në fakt është një punë shumë e vështirë”.

Për Inzaghin: “Kam konstatuar nga vëzhgimet e mia se nuk është kurrë i kënaqur, gjithmonë kërkon përmirësimin e lojtarëve të tij dhe të kolektivit, të krejt ekipit. Besoj se kjo është një cilësi e rëndësishme. Ai ka bërë mirë, shumë mirë për sa i përket motivimit. Dhe ka një aftësi tjetër të spikatur: punon shumë për ta forcuar grupin”.

Për Beppe Marotta: “Ai di si ta bëjë punën e vet, është i aftë, ka marrë përgjegjësinë e plotë në drejtimin e klubit, ekspozohet publikisht dhe kryen me autoritet rolin si CEO. Në treg, së bashku me Ausilio, mbyll me sukses marrëveshjet dhe kontratat që janë të dobishme për ekipin, Mos harroni se nuk është aspak e lehtë të operosh në merkato në kushte të caktuara”.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net