Wed, May 14, 2025

SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Devollit

  • PublishedDecember 7, 2024

Prokuroria e Posaçme, SPAK, bëri me dije përmes një njoftimi për shtyp se përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë më 6 dhjetor kërkesën për gjykim në lidhje me këtë çështje.

Duro akuzohet se e ka kryer shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim me të pandehurit , dhe Në akuzë për këtë çështje është gjithashtu edhe , ish-administratore e njësisë Qendër Bilisht.

“Nga aktet e administruara rezulton se janë konstatuar shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas SPAK, subjekti “Genci Petrol” nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin e kërkuar ligjor në kohën e pajisjes me leje nga zyrtarët lokalë.

Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi , në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me autorizim për tregtimin me pakicë të karburantit.

Ky autorizim sipas SPAK është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi në vitin 2019 Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen e pikës së karburantit.