Tue, Apr 14, 2026

Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë
  • PublishedApril 14, 2026

Në një deklaratë të fundit të bërë mbrëmjen e sotme në Fan Club BBVA, Gerta Gixhari ka komentuar lojën e Selinit brenda spektaklit “Big Brother VIP”, duke u ndalur veçanërisht te ndikimi i informacioneve nga jashtë dhe ndërhyrjet familjare në rrjedhën e lojës së saj.

Sipas Gixharit, Selini ka qenë gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj informacioneve që kanë ardhur nga jashtë shtëpisë, gjë që sipas saj ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si ajo e ka ndërtuar strategjinë e saj. Ajo theksoi se kjo situatë e ka bërë Selinin të ndryshojë shpesh “krahun e lojës”, duke mos pasur një linjë të qartë dhe të qëndrueshme brenda formatit.

Gixhari u shpreh gjithashtu se prania e familjarëve në lojë, përfshirë edhe kunatën e saj, ka ndikuar në vendimmarrjet e Selinit. Sipas saj, nëse nuk do të kishte informacione nga jashtë, loja e saj do të ishte krejtësisht ndryshe dhe më e fortë, duke e bërë atë një konkurrente më të pavarur dhe më sfiduese për lojtarët e tjerë, përfshirë edhe Mirin.

Selin ka luajtur gjithë kohën me informacione nga jashtë.

Ka ndryshuar krahun e lojës. Ka pasur kunatën brenda, lojën së babait. Nëse nuk do kishte informacion nga jashtë, do bënte një lojë totalisht tjetër. Do ishte një lojë më e bukur dhe më sfiduese për të dhe Mirin. Për mua ishte shumë gabim ndërhyrja e familjarëve, që ia prishën lojën dhe e vendosën në pozita aq të vështira, sa nuk dëgjoi as të atin, as të ëmën, as kunatën.

Ajo e konsideroi si gabim ndërhyrjen e familjarëve, duke argumentuar se kjo gjë jo vetëm që i prishi rrjedhën e lojës Selinit, por e vendosi edhe në pozita të vështira emocionale dhe strategjike, ku shpesh nuk dëgjoi as këshillat e prindërve apo të njerëzve më të afërt brenda dhe jashtë shtëpisë.