Tue, Dec 16, 2025

Agravon debati, Vserlo ‘kërcënon’ Gjestin: Mbylle gojën para se të jetë shumë vonë

Agravon debati, Vserlo ‘kërcënon’ Gjestin: Mbylle gojën para se të jetë shumë vonë
  • PublishedMarch 7, 2025

Pas largimit të Eglit nga shtëpia, për shkak të arsyeve shëndetësore, shtëpia është kthyer në një kaos të vërtetë me plot zhurmë dhe debate të ashpra. E një prej tyre ishte dhe ai mes Vserlos dhe Gjestit.

Vserlo iu afrua Gjestit në mënyrë sfiduese, duke e provokuar me ton të lartë, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paralajmëruar që të tërhiqej.

Pjesë nga debati:
Vserlo: “Mbylle gojën para se të jetë vonë!”

Gjesti: “Hiqe gishtin!”
Vserlo: “Kaq po të them, mbylle gojën para se të jetë shumë vonë!”
Gjesti: “Hiq gishtin thashë!”
Vserlo: “Kalama çerdheje!”

Situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa të dy banorët përplasën ballin me njëri-tjetrin, duke e bërë momentin edhe më të tensionuar.