Fri, Dec 26, 2025

Aktorja Jamie Lee Curtis pendohet për operacionin plastik që bëri kur ishte 25 vjeç

Aktorja Jamie Lee Curtis pendohet për operacionin plastik që bëri kur ishte 25 vjeç
  • PublishedMay 15, 2025

Jamie Lee Curtis iu nënshtrua operacionit plastik në moshën 25 vjeç sepse kineastja e kritikoi paraqitjen e saj në sheshxhirimin e filmit të vitit 1985 “Perfect”.

Aktorja, duke folur në emisionin 60 Minutes tha: “Mbaj mend që tha, ‘Nuk do të xhiroj me të sot. Sytë e saj kanë qese.’” Dhe unë isha 25 vjeç. Më shqetësoi shumë dhe kështu, sapo mbaroi filmi, përfundova duke bërë operacion plastik nën sy.”

Megjithatë, aktorja e “Freaky Friday” foli me keqardhje për operacionin e saj kozmetik. ‘Nuk është ajo që do të doje të bëje kur je 25 ose 26 vjeç. Dhe u pendova menjëherë ‘, tha ajo.

Ajo pranoi se ishte e turpëruar për vendimin e saj dhe që atëherë është bërë një avokate e bukurisë natyrore. “Jam bërë një avokate publike për bukurinë natyrore dhe u them grave: ‘Jeni të bukura’ dhe ‘Jeni perfekte ashtu siç jeni’.” Pra, po, nuk ishte mirë për mua.”

Kjo ishte arsyeja e varësisë së saj nga drogat opiate. “Më pëlqeu shumë relaksimi që më ofruan. Piva pak – jo në publik ose tepër, por padyshim që më ishte bërë varësi.”